Tragjedia në Koçan, homazhe edhe në sheshin “Iliria” në Tetovë

70
fresco

Kreu i komunës së Tetovës Bilall Kasami, i shoqëruar edhe nga këshilltarët komunal dhe dhjetëra nxënës të shkollave të mesme, kanë bërë homazhe në sheshin “Iliria” në Tetovë në nder të viktimave të Koçanit. Homazhi filloi me një minutë heshtje, ndërsa më vonë u vendosën edhe lule dhe u ndezën qirinj nga të pranishmit. Në këto momente të rënda, kreu i Tetovës bëri thirrje për unitet dhe solidarizim.

midle

“Jemi sot këtu që në emrin tim personal dhe në emër të tetovarëve, të ndajmë dhimbjen me familjarët e viktimave të rastit të Koçanit. Ne si Tetovë dhe tetovarë qëndrojmë afër familjarëve që humbën jetët në rastin tragjik ndërsa të lënduarve iu urojmë shërim të shpejtë dhe shëndet. Si institucione po bëjmë të pamundurën që këto raste të mos na përsëriten më”, deklaroi Bilall Kasami, Kryetar i Komunës së Tetovës. /Alsat.mk

Comments