Tragjedia në Koçan, klubi ka funksionuar me licencë të falsifikuar?!

104
fresco

Objekti i djegur në Koçan sipas të dhënave publike të Kadastrës ka hapësirë të përgjithshme rreth 360 metra katrorë në një parcelë prej gjithsej 970 metra katrorë. Fletëpronësia, sipas të dhënave të Agjencisë së Kadastrës evidentohet në emër të Millkovski Andon Grozdan, megjithatë nuk dihet nëse emri që figuron në fakt është edhe pronari i objektit.

Prej të dhënave të deritanishme, objekti ka pasur dy hyrje-dalje, një kryesor, ndërsa një të cilin e kanë përdorur stafi dhe personat VIP.

Informacionet tona flasin se klubi ka funksionuar me licencë të falsifikuar e cila mbante firmën e ish sekretares shtetërore në Ministrinë e Ekonomisë, Razmena Çekiç Duroviq. Funksionin e sekretares shtetërore, Duroviç e ka ushtruar gjatë kohës që me ministrinë ka udhëhequr Kreshnik Bekteshi.

midle

Klubi i natës Puls në këtë hapësirë mendohet se funksionon nga viti 2016. Nuk dihet numri i saktë i pjesëmarrësve në objekt derisa ka shpërthyer zjarri, megjithatë sipas numrave zyrtarë të deritanishëm mendohet të jetë mbi 200 persona.

Zjarri ka rënë nga rreshti i fishekzjarrëve, që ndanin bandën muzikore, me turmën e të rinjve që kërcenin poshtë tribunës. Gjuhët e flakës u ngjitën lart, dhe përfshinë pëlhurat e skenës, dhe me shpejtësi përfshinë shpejt tribunën dhe u hapën në mënyrë të pakontrolluar në mënyrë kaotike.

Sikurse edhe nga videot, që janë siguruar nga rrjetet sociale, fillimisht, të rinjtë nuk kanë kujtuar se bëhet fjalë për ndonjë rrezik. Nën avullin e nxehtë të festës, por edhe numrit të madh të të rinjve, lëvizja e tyre drejt dyerve është bërë më e vështirë. Kjo ka çuar edhe në numrin e madh të viktimave, por njëkohësisht edhe të të plagosurve, shumë prej tyre me djegie, e shumë edhe nga shkelmimi nga njëri tjetri në tentativë për t’u larguar.

Megjithatë, ajo që dihet, është se zjarri është lajmëruar nga një polic, i cili gjithashtu mendohet se ka gjetur vdekjen në vendin e ngjarjes. /Alsat.mk

Comments