Tragjedia në Koçanë/ RMV-ja në ditë zie – reduktohen aktivitetet e institucioneve

63
fresco

Maqedonia e Veriut nisi ditën e parë të zisë prej 7 të shpallura nga Qeveria.

Nëpër të gjitha institucionet e vendit flamujt janë në gjysmështizë.

Në Koçanë mbretëron pikëlllimi dhe heshtja. Qytetarët presin në radhë për t`u nënshkruar në librin e zisë të vendosur në sheshin e Koçanës.

Viktimat janë nderuar edhe në qytete tjera, sikurse në Sheshin Skënderbe në Shkup, por edhe në Sheshin e Tetovës.

Ngjarja tragjike me 59 viktima ka reduktuar edhe zhvillimet dhe punën e institucioneve të vendit.

Në koordinimin e sotëm të rregullt në Kuvend njëzëri u miartua konkluzioni që të anulohen aktivitetet parlamentare që janë planifikuar për këtë javë. Kuvendi do të mblidhet vetëm nëse ka nevojë për miratimin e akteve që lidhen me tragjedinë në Koçanë.

midle

Ndërkaq, Gjykata Kushtetuese gjatë takimit të sotëm të punës vendosi që ta anulojë seancën përgatitore për Ligjin për përdorimin e gjuhëve, që ishte caktuar për më 20 mars.

Gjykata Kushtetuese, sic thuhet në komunikatë, ka marrë parasysh shpalljen e 7 ditëve të zisë për viktimat e tragjedisë në Koçanë dhe traumave nëpër të cilën kalojnë shoqëria, qytetaret dhe shteti.

Data e mbajtjes së seancës përgatitore të Ligjit për përdorimin e gjuhëve do të konstatohet në mënyrë plotësuese.

Ndërkohë, studentët e Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup në mesditë mbajtën një orë të përbashkët për të respektuar viktimat e Koçanës.

Orët e përbashkëta dhe tubimet e studentëve, sic paralajmërohet, do të vazhdojnë deri më 21 mars dhe dotë mbahen për cdo ditë në kampuset e Universitetit.

Krahas në RMV, ditë zie për tragjedinë në Koçanë sot kanë shpallur Serbia dhe Mali I Zi kurse nesër edhe Bullgaria. /tvklan.mk/

Comments