Tragjike, tre të vdekur në një aksident trafiku në rrugën Gjilan- Prishtinë

69

Tre persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e një aksident trafiku në rrugën Gjilan-Prishtinë.

Këtë e ka konfirmuar Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se në aksident ka qenë i përfshirë një automjet në lëvizje.

“Mbrëmë rreth orës 23:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Gjilan -Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale.
Në këtë aksident, ka qenë i përfshirë, një automjet në lëvizje. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të vdekur tre persona. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku”, tha Ahmeti.

Comments