Trajneri i Marokos tregon pse Lamine Yamal e zgjodhi Spanjën: Ishte shumë korrekt, nuk gënjeu kurrë!

Lamine Yamal, tashmë lojtar i Kombëtares së Spanjës, ka mundur shumë lehtë të jetë pjesë e Marokos.
Trajneri i Kombëtares marokene, Walid Regragui ka zbuluar bisedën që kishte me futbollistin e Barcelonës dhe e ka vlerësuar shumë për respektin që ka pasur ndaj shtetit të Marokos, shkruan Indeksonline
“Ne provuam gjithçka me projektin që kemi me Marokun, me Kupën e Kombeve Afrikane në vendin tonë, me Botërorin 2030, me dashurinë që ka vendi për Laminen… Por, djaloshi nuk gënjeu kurrë. Ai nuk luajti lojën “Unë jam maroken apo spanjoll” dhe zgjodhi Spanjën”, shpjegoi ai.

“Dy ose tre ditë pasi fola me të, ai më thirri me respekt dhe më tha: “Zotëri, faleminderit për mirësinë tuaj, por unë do të zgjedh Spanjën. Ndihem spanjoll”. Ai është një fëmijë shumë i ndershëm”.
“Ne folëm me familjen, me të dhe me avokatin e tij. Ishte rasti i parë që pata kur u bashkova me kombëtaren. Ky është futbolli”, përfundoi Regragui.
Kujtojmë që Lamine Yamal me Spanjën gjatë vitit të kaluar u shpall kampion në Euro 2024, duke u shpallur “futbollisti më i mirë i ri i turneut”./Indeksonline/