Trajneri i Partizanit: Ky është fajtori për humbjen 4:0
“Tani nuk mund të flasim për një ndeshje të tillë se nuk do të ishte korrekte. Nuk mund të themi nëse jemi këto që u panë sot apo jo. Janë ata që janë të fortë, ne u munduam të bënim të pamundurën, ata kanë shumë cilësi. Ndryshe nga herët e tjera, sot ishim më agresivë. Duhet të them se ata kanë shumë cilësi, shumë. Sidomos përpara kanë lojtarë me shumë talent. Kjo është një skuadër e fortë.Është një skuadër e cila ka lindur në vitin 2008, dhe që tani është e 70 në renditjen e UEFA-s”.
“Ndaj nëse në 6 vite kanë arritur të bëjnë kaq shumë, do të thotë se kanë shpenzuar para pa fund, ja pse kanë cilësi të çmendur. Kjo është arsyeja se pse mendoj se mund të konkurrojnë në nivele shumë të larta. Është e qartë se në ndeshjen e kthimit do të mundohemi të rimarrim veten nga ky rezultat dhe të bëjmë maksimumin për të nderuar sfidën, ashtu siç është e drejtë të jetë. Cili repart më zhgënjeu? Nuk është çështje repartesh, është gjithmonë çështje skuadre. Kemi luajtur kundër një skuadre të cilën për momentin nuk mund ta përballojmë, si për sa i përket forcës, edhe në pikëpamjen fizike. Na kanë mposhtur edhe në pikëpamjen fizike sot, jo vetëm në aspektin teknik. Janë lojtarë që janë të fortë, të shpejtë, përveç cilësive të jashtëzakonshme që kanë”, u shpreh Sormani për TVSH.