Tre burra u rrahën mes veti në aeroport, dy dërgohen në mbajtje, një lirohet
Një rrahje ka ndodhur mbrëmë në Aeroportin Adem Jashari në Prishtinë.
Policia e Kosovës thotë se pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete tre burra, dy prej të cilëve janë dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.
“Aeroporti Adem Jashari 27.12.2024-20:00. Raportohet se pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti tre të dyshuar meshkuj kosovarë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit dy të dyshuar janë arrestuar dhe dërgohen në mbajtje, ndërsa një lirohet në procedurë të rregullt”. /Express/