Tri skuadra të mëdha evropiane interesohen për transferimin e Rashfordit
Marcus Rashford është bërë temë kryesore te Manchester Unitedi.
Anglezi, po lidhet me largim nga skuadra e tij pas mosaktivizimit të tij në 5 ndeshjet e fundit nga trajneri Ruben Amorim.
Tashmë përveç Milanit, në garë për anglezin ka hyrë edhe Borussia Dortmundi, e cila dëshiron të përsërisë formulën sikurse me Sanchon.
Kishte pasur interesim edhe nga gjigandi turk Galatasaray, mirëpo anglezi kishte deklaruar se dëshiron të mbesë në top 5 ligat evropiane.
Rashford, kishte folur me një intervistë ku kishte deklaruar se “është gati për një sfidë të re”, duke krijuar reagime të shumta në Angli.
Këtë sezon, anësori 27-vjeçar kishte bërë 27 paraqitje ku shënoi 7 gola dhe 3 asistime në të gjitha garat./IndeksOnline/