Tronditet sërish Kërçova: 16 vjeçari Veton Veliu,ndërroi jetë pas aksidentit që pësoi me motorr

626

Aksidenti i rëndë që i ndodhi përpara 4 ditësh me motorr 16 vjeçarit nga fshati Llaxhe i Kërçovës, Veton Veliu, nuk arriti tu përballojë lëndimeve të rënda pësuar në kokë. Pas një trajtimi intensivë në Qendrën Spitalore në Shkup, sot i riu 16 vjeçar Veton Veliu ndërroi jetë.

Kujtojmë se dhimbjes të madhe familjes Veliu i shtohet, në një kohë kur humbja e babait të tij Imamit Veli Veliu nga virusi korona është ende e freskët. Kjo tragjedi për qytetarët kërçovar vjen pa u mbushur 24 orë nga varrimi i 11 vjeçarit Elorit nga Garana që i ndodhi si pasojë e shtypjes nga një kamion në Basel të Zvicrës. Pikëllim i dyfishtë.

Comments