Trump kritikon Macron dhe Starmer për luftën në Ukrainë: Nuk kanë bërë asgjë

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer dhe presidenti francez Emmanuel Macron nuk kanë bërë asgjë për t’i dhënë fund luftës së Rusisë me Ukrainën.
Duke folur në një podcast të Fox News, Trump u pyet për takimet e tij të ardhshme me Starmer dhe Macron duke thënë: “Ata nuk bënë asgjë…asnjë takim me Rusinë!”

“Ata nuk kanë bërë asgjë”, shton Trumps raporton BBC.
“Macron është një mik i imi”, vazhdoi ai, duke shtuar se Starmer ishte “një djalë shumë i mirë”, por se asnjëri prej tyre nuk ka bërë asgjë për Rusinë.