Trump mbështet JD Vance: Evropa është një parazit, kanë qenë prej vitesh

Në historinë e bisedës së Pentagonit mbi planet e luftës në Jemen, presidenti Donald Trump ka mbështetur plotësisht mesazhet në të cilat zëvendëspresidenti i tij, JD Vance, fyen evropianët.
“Unë jam dakord me të, ata janë parazitë, ata kanë qenë prej vitesh,” thotë Trump, raporton A2 CNN.
Në bisedat e publikuara në media, zëvendëspresidenti JD Vance, Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth dhe anëtarë të tjerë të rangut të lartë të administratës Trump folën me përbuzje për Evropën ndaj mbështetjes evropiane, veçanërisht në lidhje me mbrojtjen dhe luftën në Jemen.
Vance kritikoi vendimin për të sulmuar Houthi-t, duke theksuar se kjo do të ndihmonte më shumë ekonomitë evropiane se ato amerikane.
“Unë nuk jam i sigurt se presidenti është i vetëdijshëm se sa jokonsistente është kjo me mesazhin e tij për Evropën tani. Unë thjesht e urrej të shpëtoj Evropën përsëri”.

Ndërsa Hegseth duke mbështetur deklarata e tij shprehu përçmimin për Europën.
“Unë ndaj plotësisht urrejtjen time për sjelljen e butë evropiane. Është patetike.”, përcjell A2 CNN.
Në fund, grupi u dakordësua të vazhdonte sulmet, por t’ia faturonte ato Evropës. Ky shkëmbim mes zyrtarëve ka rritur shqetësimet në kontinent për qëndrimet e administratës Trump ndaj Evropës dhe ka nxitur debat mbi rolin e SHBA-së në politikën globale.
Ndërkohë, ish-kryeministri belg Guy Verhofstadt kritikoi këtë qasje, duke e konsideruar atë si një ftesë për Evropën që të forcojë më tej mbrojtjen e saj të pavarur
“Një tjetër thirrje zgjimi për një mbrojtje të vërtetë evropiane,” shkroi ish-kryeministri belg Guy Verhofstadt në X. “Kur do të veprojnë liderët e BE-së?”
Ky incident ka nxjerrë në pah tensionet e brendshme në politikën e jashtme amerikane dhe ka shtuar dyshime mbi ndikimin e Trump dhe aleatëve të tij në marrëdhëniet ndërkombëtare.