Trump me deklaratë pas përplasjes: Zelensky nuk tregoi respekt për SHBA’në

Si një shenjë se bisedimet shkuan keq, presidenti amerikan Donald Trump sapo ka bërë një postim në rrjetet sociale duke thënë se Zelenskyy “nuk është i gatshëm për paqe nëse Amerika është e përfshirë, sepse ai beson se përfshirja jonë i jep atij një avantazh të madh në negociata.”
“Kishim një takim shumë kuptimplotë në Shtëpinë e Bardhë sot. Mësuam shumë gjëra që nuk mund të kuptoheshin kurrë pa një bisedë nën një presion dhe tension të tillë. Është befasuese çfarë del përmes emocioneve, dhe kam përcaktuar se Presidenti Zelenskyy nuk është i gatshëm për Paqe nëse Amerika është e përfshirë, sepse ai ndjen se përfshirja jonë i jep atij një avantazh të madh në negociata”.

Tutje Trump në statusin e tij thotë se nuk do avantazh, por dëshiron paqe.
Më pas presidenti amerikan thotë se Zelenskyy “pati mungesë respekti ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Zyrën Ovale, kaq të çmuar.”
“Ai mund të kthehet kur të jetë i gatshëm për paqe,” përfundon ai.