Trump nënshkruan urdhrin për zbardhjen e dosjes së vrasjes të John F. Kennedy
Presidenti amerikan, Donald Trump nënshkroi të enjten një urdhër ekzekutiv për publikimin e dokumenteve të qeverisë federale në lidhje me vrasjet e ish-presidentit John F. Kennedy, ish-Prokurorit të Përgjithshëm Robert F. Kennedy dhe Martin Luther King Jr.
Urdhri udhëzon drejtorin e inteligjencës kombëtare dhe prokurorin e përgjithshëm që të paraqesë një plan brenda 15 ditëve për “nxjerrjen e plotë të të dhënave në lidhje me vrasjen e Presidentit John F. Kennedy”.
Trump premtoi gjatë fushatës së tij të deklasifikonte dokumentet qeveritare në lidhje me vrasjen e JFK, e cila ka mbetur një enigmë dekada pas vrasjes së kryer në vitin 1963. Trump bëri të njëjtin premtim gjatë mandatit të tij të parë, por në fund ai i mbajti sekrete dokumentet për shkak të shqetësimeve të inteligjencës.
John F. Kennedy u vra në Dallas në vitin 1963 nga Lee Harvey Oswald. Konspiracionet për këtë vrasje kanë vazhduar ndër vite. Ka pasur nga ata që kanë përmendur përfshirjen e CIA-s ose ekzistencën e një sulmuesi tjetër.
Ekspertët kanë paralajmëruar se nuk ka gjasa të ketë ndonjë zbulim të madh në grupin përfundimtar të dokumenteve që do të publikohen.