“Tubimet e opozitës ishin të frikshme për nga organizimi”: A po frikësohet Kurti nga tubimet e opozitës?

79

Kritikat e kryeministrit Albin Kurti ndaj partive opozitare po vlerësohen si të paarsyeshme. Gjuha denigruese e shefit të qeverisë ndaj partive opozitare në ditët e para të fushatës është dënuar nga njohësit e rrethanave politike.

Ata kanë treguar se kritikat e Kuritit janë nxitur nga tubimet madhështore të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së.

Analisti politik Dukagjin Gorani ka bërë me dijes se takimet hapes të opozitës ishin të frikshme për nga organizimin.

“Tubimet e LDK-së dhe PDK-së të shtunën kanë qenë të frikshme, në kuptimin e popullaritetit, në kuptimin e organizimit dhe në kuptimin e logjikes se piarit dhe përgatitjes së shpalosjes së programit nga kandidatët, kanë qenë të frikshme. Partia Vetëvendosje mundet me u ofendu, sepse se paku këto dy parti, e që besa edhe AAK-ja të nesërmen, po shihet që kanë punua me muaj të tanë me e përgatitë një strukturë dhe një infrastrukturë të gatshme dhe profesionale për zgjedhje”, ka thënë Gorani në emisionin “Pressing”.

Sipas tij, masiviteti i tubime të opozitës ka ndikuar në ashpërsimin

“Tash pse tubimi i VV-së në Gjakovë nuk ka qenë as sa çereku i partive opozitare, në kuptimin e përgatitjes, profesinalitetit dhe në kuptimin e imazhit që është ndërtuar, ai nuk është faj i partive opozitare. Nuk mundesh me i sulmu ashpërsisht dhe brutalisht”, ka thënë Gorani.

Edhe analisti politik Albert Krasniqi e ka kritikuar gjuhen e denigruese të kryeministrit Albin Kurti ndaj opozitës.

Në profilin e tij në “Facebook”, Krasniqi ka shkruar se me këtë gjuhë Kurti po dëshiron ta tërheq vëmendjen e opozitës.

“Kryetari i VV-së po përpiqet me çdo kusht të tërheqë vëmendjen e opozitës, duke refuzuar të pranojë injorimin e arsyeshëm që po i bëhet. Sot paska përdorur gjuhë denigruese ndaj LDK-së duke i shtrembëruar emrin në “LDKyhi” dhe treguar batuta me miza, që janë pjesë e një diskursi polarizues që shpesh përdoret për të delegjitimuar kundërshtarët ose për t’i nënçmuar, duke i paraqitur si të pavlerë dhe qesharakë. Ky model i sjelljes nga një lider në pushtet është një shembull i keq, i cili mund të lërë pasoja afatgjata në diskursin publik.”, ka shkruar Krasniqi.

Nga dita e parë e fushatës zgjedhore, kryeministri Albin Kurti ka adresuar kritika ndaj opozitës.

Këto kritika janë shndërruar në fyerje të rënda në tubimet që Kurti ka pasur në Mitrovicë dhe Pejë.

Në takimin e djeshme ai e ka ilustruar LDK-në si ‘mizë’ që po pandeh se po populli po i duartroket, kur në fakt ‘ju e dini çka do me i bë’.

“Pra, kur ata thojnë që populli po i do, kjo është si ajo miza që lavdohet se njerëzit po e presin me duartrokitje. E ju e dini shumë mirë që me ato duar që duatrokasin çka janë duke provuar t’i bëjnë asaj mize”, ka thënë Kurti.

Comments