U fut në det, humb jetën pushuesi austriak në Vlorë

527

Një turist i huaj austriak është mbytur në bregdetin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në zonën e “Ujit të Ftohtë”.

Sipas policisë, viktima është një 76-vjeçar dhe sipas dyshimeve të para mendohet se shkak ka qenë një arrest kardiak.

“Më datë 18.06.2021, rreth orës 11:30, në Lagjen “Uji i Ftohtë”, në bregdet, pavarësisht ndihmës mjekësorë të dhënë nga shërbimi i urgjencës shtetasit të huaj austriak me iniciale A. T., 76 vjeç, ka ndërruar jetë në spital”, thotë policia.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se humbja e jetës ka ndodhur si pasojë e një arresti kardiak.

Comments