“U fyen në baza etnike në Kumanovë..” , KB Çair 2030 reagon për incidentin

82
fresco

Reagim nga Klubi i Basketbollit Çair 2030 lidhur me incidentin në Kumanovë

Klubi i Basketbollit Çair 2030 dje zhvilloi ndeshjen e radhës në kuadër të Ligës së Parë të Republikës së Maqedonisë së Veriut kundër ekipit nikoqir, KB Kumanova. Ndeshja u zhvillua në një atmosferë tejet të tensionuar, ku fatkeqësisht u dëgjuan sharje dhe fyerje me përmbajtje etnike, të papranueshme në çdo fushë, e sidomos në sport. Si pasojë e fyerjeve dhe sharjeve në baza etnike nga ana e delagatit, u dha urdhër që salla të zbrazet menjëherë.

midle

Përveç mungesës së një organizimi të mirëfilltë nga ana e nikoqirit – përfshirë probleme teknike me semaforin dhe ndriçimin e sallës – situata eskaloi jashtë parketit. Pas përfundimit të ndeshjes, përkrahës të ekipit vendas tentuan të vandalizojnë autobusin e klubit tonë, duke lënë edhe mbishkrime me përmbajtje nacionaliste dhe fyese.

KB Çair 2030 dënon ashpër këtë sjellje të turpshme dhe antishtetërore. Sporti është vend i respektit, rivalitetit të shëndetshëm dhe bashkimit, e jo i urrejtjes dhe vandalizmit. U bëjmë thirrje organeve kompetente që të ndërmarrin masa të menjëhershme dhe të hetojnë këtë incident, në mënyrë që akte të tilla të mos përsëriten më në arenat tona sportive.

Comments