“U nxor në pritë përmes rrjeteve sociale”- Zbardhet vrasja e 33-vjeçarit në Shkodër

307

Është zbardhur vrasja e 33-vjeçarit Ramazan Mataj në fshatin Dragoç të Shkodrës, shkruan A2 CNN-i.

Përmes një deklarate për mediat, drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, drejtues i parë Fatmir Lleshaj, ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen e rëndë.

Ai tha se janë arrestuar 2 persona si autorë të dyshuar të vrasjes dhe janë shoqëruar në polici shumë të tjerë, shkruan A2 CNN-i.

Sipas Lleshajt, 29-vjeçari Arjon Hasaj, përmes një profili të rremë në rrjetet sociale, ka nxjerrë në pritë ku edhe kanë ekzekutuar Ramazan Matën.

Motivi i ngjarjes dyshohet sipas policisë të ketë qenë se viktima kishte ndikuar në prishjen e marrëdhënies bashkëshortore të motrës së autorëve.

Arjon Hasaj, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”;

Klisman Hasaj, për veprën penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”.

Në drejtimin e prokurorisë vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

Comments