U pajtuan sërish? Bojken Lako shihet sërish me këngëtaren e njohur (FOTO LAJM)

552

Çifti i njohur për publikun shqiptar, Bojken Lako dhe Semi Jaupaj i kanë dhënë fund lidhjes së tyre pas shumë vitesh bashkë.
Këtë lajm e bëri të ditur vetë Semi më herët në “Kënga Magjike”, ku mori pjesë me këngën “Jetike”.

Në intervistë, ajo u pyet nga Ardit Gjebrea: “A je akoma me Bojkenin?” dhe përgjigja e saj i habiti të gjithë.

“Bojkeni do ngelet një mik i imi i zemrës. Kam shumë respekt për të dhe do kem gjithnjë. Është një njeri i afërt i imi. Një mik!”

Mirëpo, duket se ndarja mes tyre ka qenë shumë miqësore, aq sa artistët po bashkëpunojnë së bashku për një projekt. Ka qenë një mikeshë e tyre e cila ka postuar një InstaStory një foto, që tregon Bojkenin në një studio muzikore me Semin.
Por nuk përjashtohet as mundësia që ato mund të jenë rikthyer bashkë si çift. Kjo mbetet për t’u parë me kohën.

Lidhja mes tyre u zbulua nga mediat në vitin 2011, kur Semi ishte vetëm 19 vjeç.

Bojken Lako është treguar gjithnjë i rezervuar për jetën e tij private, por gjithsesi para disa kohësh pranoi publikisht se ndjenja për Semin e ka ndryshuar atë.

“Dashuria më orienton edhe në shpërthime të mëdha si emocionale ashtu dhe artistike. Besoj që është një rrugë e mirë për të gjithë ata që e ndjejnë ndikimin e dashurisë së mirë”, u shpreh Bojkeni.

Arsyet e prishjes së kësaj marrëdhënie nuk janë bërë të ditura nga dyshja. /Iconstyle

Comments