U votua Qeveria Kalimtare e Maqedonisë
Me 95 vota ”për”, 2 vota ”kundër” dhe asnjë abstenim, kuvendi i Maqedonisë ka vozuar Qeverinë Kalimtare të Maqedonisë, e cila doli pas marrëveshjes së katër liderëve të katër përtive më të mëdhaja politike në vend, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Ministrat e LSDM-së janë po të njëjtëit që ishin edhe në qeverinë e mëhershme, pra Oliver Spasovski në MPB, Frosina Remenski në ministrinë për punë dhe politika sociale. Që të dy kanë dhënë betimin solemn. Zëvendës i Spasovit do të jetë Oliver Andonov nga OBRM-PDUKM-ja, kurse i Frosina Remenskit do të jetë Dime Spasovi, ministri i deritanishëm i punës dhe politikës sociale.
Vetëm dy deputetë votuan kundër ministrave të LSDM-së, Spasovit dhe Remenskit. Aleksandar Kiracovski, Kire Naumov dhe Ljupço Nikollovski vazhdojnë në pozitat e tyre të mëparshme, zv.ministra për shoqëri informatike, atë të financave dhe të bujqësisë, pylltarisë dhe ujrave.
Sipas këtij vendimi, kuvendi do të duhet që të shpërndahet më 12 tetor dhe të shpallen zgjedhjet e parakohshme për më 11 dhjetor të këtij viti.