Urim SALIHU
E vetmja gjë që kanë mbetur janë ato imazhe të frikshme.Ai aksident që morri përgjithmonë me vete Fitimin.Tjetra mbetet një rrëfim I trishtë mes mijëra pyetjesh që nuk u jep dot një përgjigje.Edhe nëse ndodhë t’I japësh cfarëdo shjegimi, nuk vlen më.Fitimi iku dhe me vete e morri rininë e tij.
Trishtimi më I madh është kur të kumtojnë lajmin më të pikëlluar aq më keq në castin kur një ditë e re sapo ka nisur.Por një jetë e re nuk është më.
Sikur t’a dinim se kaq goditëse është jeta, nuk do u kushtonim rëndësi gjërave tjera që janë një hicgjë, që s’kanë vlerë.
Një jetë e re që shuhet gjithmonë dhemb.
Vdekja-kjo barikadë që nuk thyhet.Sa e akullt është.Ajo është pushteti më I fuqishëm, më I pamëshirshëm,por askush nuk e ndal dot.
Një tjetër ditë e zezë , një tjetër jetë e re e shuar.Fitimi nuk është më, por ngjan me njeriun që sapo ka ikur.Ne jemi një qytet I vogël ku të gjithë thuajse njihemi dhe kur ndodhë një tragjedi ajo n’a përpin të gjithëve.Por te shqiptarët është një gjë kaq njerëzore dhe humane që në castet më të trishta, ata qëndrojnë afër njëri-tjetrit.Qëndrojnë për ti dhënë forcë një familjeje të përvëluar.
Mijëra kilometra erdhi nga Norvegjia në një udhëtim mbase më mbresëlënësin.Erdhi në tokën e tij për të parë njerëzit e shtrenjtë.Por ai ishte udhëtimi I fundit për të .Kjo dhemb deri në palcë.
Fitimi nuk do kthehet më kurrë atje në atë vend të ftohtë si zemrat e akullta të atyre që vuajnë për të.Fitimi bëri udhëtimin e fundit nga Norvegjia dhe iu lëshua përjetësisë.Lamtumirë Fitim.