Ulje e dukshmërisë për shkak të mjegullës në aksin rrugor Tetovë-Gajre
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë mjaft të lagështa. Dukshmëria është zvogëluar për shkak të mjegullës nga Tetova në fshatin Gajre për 20-30 metra, Strazhë 30-50 metra dhe Pletvar për 40 metra.
Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare në anën maqedonase nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon rregullimin e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së komunikacionit të vendosur dhe menaxhimin e kujdesshëm të mjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.