Ura prej ari në Vietnam që ka marrë vëmendjen e botës, një arkitekturë e veçantë [Video/Foto]
Një urë me ngjyrë ari e mbajtur nga një palë duar të mëdha nga betoni është hapur në Vietnam – dhe menjëherë imazhet janë bërë virale.
Cau Vang, ose “Ura e Artë” , shtrihet 150 metra përmes maleve të Truong Son, 1400 metra mbi nivelin e detit.
“Ne jemi krenarë që produkti ynë është shpërndarë nga njerëz në të gjithë botën”, tha për AFP projektuesi kryesor dhe themeluesi i TA Landscape Architecture, Vu Viet Anh.
Një vizitor tjetër, Nguyen Hien Trang, tha: “Kam udhëtuar shumë, por kurrë nuk kam parë ndonjë urë aq të bukur sa kjo.”
Kodrat Ba Na – ku ndodhet Cau Vang – është një qytet turistik i projektuar në stilin e një fshati francez mesjetar.
Qyteti u zhvillua së pari si një stacion kodre nga kolonistët francezë në vitin 1919 – mbetjet dhe vilat e tyre ende mund të shihen nga teleferiku.