Urdhri i ri ekzekutiv i Bidenit paralajmëron ndryshime karshi Serbisë

350

Foreign Policy: Urdhri i ri ekzekutiv i Bidenit paralajmëron ndryshime karshi Serbisë.

Trajtimi i Kosovës dhe Serbisë nga SHBA-ja dhe BE-ja është tema të cilës i ka kushtuar vëmendje të veçantë mediumi amerikan, Foreign Policy, që merret me çështje globale, ngjarje aktuale dhe politikën ndërkombëtare. Në artikullin që mban autorësinë e ekspertit amerikan të politikës së jashtme, Edward P. Joseph, theksohet urdhri i fundit ekzekutiv i presidentit të SHBA-së, Joe Biden, që sipas Joseph, do të duhej ta prekte më së shumti Serbinë, transmeton Gazeta Express.

Zgjerimi i urdhrit ekzekutiv për ta luftuar korrupsionin në Ballkan, si dhe paralajmërimi i masave ndaj atyre që nuk zbatojnë marrëveshjet e specifikuara, minojnë proceset demokratike dhe të drejtat e njeriut trajtohet si qëndrim që përfaqëson shkëputjen e mbprehtë të administratës Biden nga administrata e kaluar.

Comments