Urim nga Zaev deri te presidenti i ri gjerman Shtajnmaer

256

Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev dërgoi urim deri te presidenti i ri i Republikës Federale të Gjermanisë, Frank Valter Shtajnmaer.

“I përshëndesim angazhimet që i treguat pas zgjedhjes, për liri dhe demokraci në një Evropë të bashkuar, si impuls i rëndësishëm i inkurajimit për vendet kandidate për BE-në, siç është Republika e Maqedonisë”, thotë Zaev në urim.

Gjermania, shtohet në të, ka rol të rëndësishëm për zhvillim, stabilitet dhe siguri në tërë rajonin ballkanik.

“Qytetarët e Maqedonisë fuqishëm e respektojnë kontributin tuaj personal dhe kontributin e RF të Gjermanisë për ripërtëritje të proceseve demokratike në Maqedoni, si dhe mbështetje të perspektivave euroatlantike të shtetit tonë. Si mik i mirë i Republikës së Maqedonisë dhe si president i vendit mik të Maqedonisë, Gjermania, pres se në atë drejtim do ta vazhdojmë dhe do ta zhvillojmë bashkëpunimin tonë”, thekson Zaev në urimin deri te presidenti i sapozgjedhur gjerman Shtajnmaer.

Comments