Ushqyem politikën me urrejtje, duke mandatuar kundërshtarin si armik.
Opinion nga Pedagogu Mr.Florent Selca
OPINION BAZUAR NË FAKTE
K U J D E S !
Ushqyem politikën me urrejtje, duke mandatuar kundërshtarin si armik.
Aty ku ishin barrikaduar taboret në dy kampe që ulëritnin në kor me etiketime si : udbasha dhe kriminela. Një gjuhë që nxiti urrejtje deri në eliminime fizike të atyre që mendonin ndryshe.
Kjo ishte tejet acaruese, por në një shoqëri të sapo dalë nga lufta, ishte disi edhe e pritur.
Sot kur po e kalojmë mesin e dekadës së tretë në liri, një polarizim ekstrem, është kthim prapa dhe kërcënim serioz për shtetin.
Një qeveri që tenton ta shuaj zërin kundërshtar, duke krijuar narrativën që: “kush është kundër meje, është pro Serbisë”, t’i injoroi mediat, të kërcënoi sindikatat, t’i prolongoi raportet me miqtë strategjik të shtetit , është RREZIK KOMBËTAR.
Shikuar situatën që ndodhemi kam dyshimet se diçka e keqe po vlon në kuzhinat e VV-së.
Nëse kjo parti fiton, do jetojmë edhe katër vite nën ethet e luftës. Do shtohen armiqësitë dhe do zvogëlohet demokracia. Do jetojmë me të kaluarën, duke mos kuptuar se çka na pret…Ky nuk është paragjykim, por bindje e bazuar në fakte që na dhuroi ky pushtet këto vitet e fundit.
Një qeveri që fitoi gjithçka e nuk dhuroi asgjë, nuk mund të gjej alibi reale për të kërkuar vota.
Një pushtet që injoron gjykatat tona e pranon si të mirëqena ato sllavo-maqedonase, është e natyrshme t’i shmanget debateve dhe t’i shantazhojë mediat.
Nëse VV do dalë e para, por nuk do i ketë numrat për ta formuar qeverinë, na presin zgjedhjet e jashtëzakonshme. Pse ndodhë kjo?
Kryeparlamentari i takon me kushtetutë partisë së parë. Nëse Albini nuk arrinë të bëhet kryeminister, do ta bllokoi postin e kryeparlamentarit. Nëse nuk zgjidhet kryeparlamentari, nuk mund të procesohet posti i kryeministrit dhe si pasojë institucionet vitale të shtetit do ngelin vakant, duke imponuar një qeveri teknike e cila do riorganizojë zgjedhjet e reja.
Albini nuk posedon vlerat demokratike në mendjen e tij. Ai nuk do jetë në nivelin e partive tjera të cilat për dy dekada ishin shembull i rrotacionit politik.
Albini është vështirë të pranojë rënien nga FRONI. Narracioni prej një antagonisti kronik, është rrezik për demokracinë tonë ashtu kështu jo stabile.
Oborrtarët trushpërlarë, do barrikadohen rreth liderit suprem, me pretendimet se bandat ia manipuluan rezultatin dhe po e shkatërrojnë pushtetin.
Si mund t’i besohet shteti, një individi që nuk e pranon ekzistencën e tij. Flamuri “Lara-Lara”, nuk vërehet në asnjë tubim të tyre elektoral.
Vrasja e mizave me pëllëmbët që kërcasin, janë paranoja e një Ajatullahu që dashurinë për pushtetin e ka aq të madhe sa urrejtjen për rivalët.
Ishte gabim që i besuam, do jetë problem për ta larguar.
Albini nuk u dorëzua sa ishte në opozitë, ai nuk pranon humbjen tash që është në pushtet.
Kosova u çlirua pa Albinin, Kosova u shpall shtet pa Albinin, Kosova u ndërtua pa Albinin, Kosova po rrënohet me Albinin.
Albini në emër të kauzave “patriotike”, thërret emrin e policit hero në fushatë zgjedhore, duke tentuar ta ngjyrosë gjakun e tij me ngjyrat e flamurit politik që përfaqëson partia e tij.
Një shoqëri me një numër enorm të analfabetëve funksional, akoma mund t’i duartrokasin babzisë së një individi që përqau shqiptarët kudo që mund të influenconin tentakulat e tij djallëzore. Përqau shqiptarët në Maqedoni, duke ndihmuar të vijnë në pushtet ata që Kosovës i referohen me emrin Kosovo-Metohi dhe gjuhën shqipe e përdhosin me tentimet që ta heqin nga dokumentet zyrtare. Babzia arriti edhe në Luginë dhe Mal të Zi, duke përçarë edhe atë grusht shqiptarë.
Një individ që nxitë urrejtje dhe përqarje, nuk mund ta quash BABA ashtu siç e etiketojnë disa që kanë humbur fillin me realitetin .
Një lider që u ngrit mbi gjakun e atyre që i manipuloi në protesta anti Atisari, si Moni e Gjeladini, duke vazhduar me proklamimin e drejtësisë për Astritin që vdiq padrejtsisht për kauzat utopike që zinin fill në kokat djallëzore.
E kush mund ta imagjinonte se në Kosovën e çliruar me shumë mund e sakrifica, një individ do kryçonte çdo vlerë të ujitur me gjak !
Florent Selca