Ushtarët shqiptarë të KFOR-it marrin pjesë në ushtrime në Malishevë
Njësia e ushtarëve shqiptarë të KFOR-it kanë marrë pjesë në ushtrimet e mbajtura në Malishevë.
KFOR-i ka njoftuar se ata kanë marrë pjesë në stërvitjet e përbashkëta për evakuim në skenarë të kontrollit të turmave, lirisë së lëvizjeve dhe sigurimin e caqeve të ndjeshme.
“Krejt këto kishin për synim mbajtjen e nivelit të lartë të gatishmërisë”, thuhej në njoftim.