Usyk e do në ring një ish-luftëtar të UFC-së, e ka zhvilluar vetëm një meç boksi në karrierë: Pse jo?!

137
fresco

Një ish-luftëtar i UFC-së, Alex Pereira mund të jetë një kundërshtar i mundshëm i kampionit të boksit, Oleksandr Usyk.

Gjatë një interviste për “Sky Sport”, Usyk tha se nuk do ta kishte problem të dilte në ring me 37-vjeçarin nga Brazili, shkruan Indeksonline

Pereira vitin e kaluar bëri një debutim në boks, kundër Marcelo de Souza Cruz ku shënoi fitore me nokaut.

I pyetur nga Toni Bellew për një meç të mundshëm ndaj Pereiras, Usyk tha që nuk është problem.

midle

“Nuk do ishte problem, pse jo?”.

“Por, njëherë më duhet të pres fituesin e duelit Daniel Dubois – Parker. Do rrahem me fituesin e këtij meçi. Mendoj se më kanë mbetur edhe dy meçe deri në pensionim”, u shpreh Usyk.

Usyk është kampion i padiskutueshëm në sportin e boksit, ku nuk ka pësuar asnjë humbje në karrierë dhe vazhdon të mbetet numri një i peshave të rënda./Indeksonline/

Comments