VAKSINIMI I DEPUTETËVE DHE ZHBLLOKIMI I KUVENDIT
Koordinatori I Grupit parlamentar të LSDM-së, Jovan Mitreski, thotë se deputetët socialdemokrat I janë përgjigjur pozitivisht thirrjes për t`u vaksinuar. Ai shpreson se imunizimi I deputetëve do të ndikojë që të tejkalohet kriza në Kuvend.
JOVAN MITRESKI – KOORDINATOR I GP TË LSDM-së
“Nga grupi ynë parlamentar të gjithë janë këtu dhe kanë bërë konsultime me punonjësit shëndetësor ata që kanë kaluar virusin dhe nëse duhet ta marrin dozën e vaksinës sot ose ta anulojnë për ndonjë ditë tjetër. Sipas informacioneve që I kam, ashtu sic do të vijnë vaksinat, në atë mënyrë do të bëhet imunizimi I qytetarëve”
Nga ana tjetër, përmes një postimi në Facebook, Lëvizja Besa ka njoftuar se Deputetët në krye me Kryetarin Bilall Kasami janë vaksinuar kundër virusit Covid 19.
Kryetari Kasami, sic thuhet në postimin në Facebook, pas vaksinimit bëri thirrje deri tek të gjithë qytetarët e RMV- së që të shfrytëzojnë të drejtën për vaksinim sepse kjo është rruga më e mirë dhe e vetme për të shpëtuar nga pandemia që ka kapluar tërë globin.
Por, në vend që vaksinimi të jetë shkas për normalizimin e punës së Kuvendit, disa deputetë sërish kanë hyrë në debate. Kishin pritur vaksinën “Fajzer” por kanë marrë atë ruse “Sputnik-V”
PAVLE TRAJANOV – PLD
“Mendoj se deputetët janë të diskriminuar për shkak se ne nuk kemi të drejtën për të zgjedhur. Qytetarët kanë përparësi për shkak se kanë të drejtën e zgjedhjes. Shohim këtu se ka doza të Fajzerit, me siguri do të vijnë edhe nga AstraZeneka, kurse deputetët duhet të vaksinohen me SPUTNIK V. Mund të presim ta anulojmë, por duhet të vaksinohemi për shkak se parlamenti duhet të funksionojë”
Jozyrtarisht pritej që deputetët të vaksinoheshin me doza të “Fajzerit”, por Ministri I Shëndetëisë, Venko Filipçe sqaroi se sot po harxhohen doza e fundit të vaksinës ruse, kurse nga nesër qytetarët e moshuar dhe kategoritë kritike do të injektohen me “Fajzer”. Përfaqësuesit e Qeverisë do të vaksinohen pas Festës së Pashkëve, kur priten të arrijnë sasitë më të mëdha të vaksinave kundër COVID-19, ka theksuar Ministri Venko Filipçe. /KlanMacedonia