Valon Syla: Një Kryeministër që me lotsjellës dhe PANCIR del prej Drenice, veç i Kosovës nuk është
Gazetari Valon Syla ka reaguar pas organizimit të tubimit të Lëvizjes Vetëvendosje në Skënderaj ku u pengua nga qytetarët aty me mjete piroteknike.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka publikuar një fotografi të sotme të kryeministrit Kurti për të cilën thotë se kishte veshur pancir antiplumb në Drenicë.
“Albin Kurti paska shku me pancir antiplumb e Dejona paska fol si komandant. Drenicës ja keni ndalu edhe FSK’n për ndihmë për vërshime, ja keni ndalu edhe parat publike e buxhetin dhe e keni ofenduar me emra sikur janë nga “Kraleva”, vendin që ishte dhe është qendra e rezistencës. Tash pritne… por një Kryeministër qe me lotsjellës del prej Drenice, veç i Kosovës nuk është”, ka shkruar Syla në Facebook.