Varhelyi tha se Serbia mund të hyjë në BE për 5 vjet – e përsërit edhe sot, “s’ka kohë për të humbur”

164
fresco

Varhelyi tha se Serbia mund të hyjë në BE për 5 vjet – e përsërit edhe sot, “s’ka kohë për të humbur”

Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi i BE-së, Oliver Varhelyi, në vizitën e tij në Serbi sot ka njoftuar se është takuar me kryeministrin serb, Millosh Vuçeviq.

Ai tha se ky është një vit kritik dhe se e ardhmja e Serbisë në pesë vitet e ardhshme varet nga vendimet e sotme.

midle

“Këtë mëngjes vazhdova misionin tim në Serbi me takimin me kryeministrin Millosh Vuçeviq dhe anëtarët e kabinetit të ri. Ky është një vit kritik. 5 vjetët e ardhshme do të formohen mbi vendimet kryçe të sotme. Nuk ka kohë për të humbur”.

Varhelyi takimin e parë e pati me presidentin serb Aleksandar Vuçiq me të cilin tha se ka diskutuar “hapat e ardhshëm përpara të rrugës së Serbisë në BE”.

Në këtë takim, ai kishte thënë se Serbia ka mundësi të anëtarësohet për pesë vjetët e ardhshme në BE nëse i zbaton të gjitha reformat e domosdoshme./Express/

Comments