Varroset gazetari Faton Osmani

Është varrosur sot themeluesi dhe pronari i Agjencisë së Lajmeve “Ekonomia Online”, Faton Osmani, në Prishtinë.

Faton Osmani vdiq dje në moshën 49-vjeçare pas një sëmundje të rëndë.
Para se të themelonte Agjencinë e Lajmeve “Ekonomia Online”, Osmani ka punuar në disa media vendore dhe ndërkombëtare të shkruara, si dhe televizione ku me punën e tij ka lënë gjurmë në zhvillimin e një gazetarie profesionale.