Gjykata Themelore i ka vazhduar paraburgimin edhe për 30 ditë kryetarit të Pustecit Edmond Themelkos i cili u arrestua në fund të muajit të kaluar. Vazhdimi i paraburgimit është bërë për arsye se Temellko si i akuzuar për keqpërdorime zgjedhore në lëndën e PSP-së “Titanik”, akoma nuk ka dalë para trupit gjykues.
Nga ana tjetër, mbrojtja ende nuk e ka pranuar vendimin. Themelko më 26 shtator u dorëzua në polici pas kërkimit me flet-arrest ndërkombëtar. Në lëndën e PSP-së “Titatnik” dyshohen edhe ish zyrtarët e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, Gordana Jankullovska dhe Mile Janakievski.