Vazhdon bashkëpunimi i policisë Kosovë- Shqipëri gjatë sezonit turistik

365

Bashkëpunimi mes policisë së Kosovës dhe Shqipërisë vijon edhe gjatë sezonit veror, ku pushues të shumtë kosovarë vijnë të kalojnë periudhën verore drejt bregdetit shqiptar.

Forcat blu të Kosovës do të nisen drejt Shqipërisë ditën e sotme.

Njoftimi:

Referuar bashkëpunimit të vazhdueshëm të Policisë së Kosovës me Policinë e Shtetit të Republikës së Shqipërisë, bazuar edhe në memorandumin e bashkëpunimit të firmosur nga autoritetet policore, respektivisht nga dy drejtorët e policive të të dyja shteteve tona, për organizimin e shërbimeve të përbashkëta të policimit rrugor në Republikën e Shqipërisë gjatë sezonit veror.

Ju informojmë se:

Turni i parë i zyrtarëve policorë të Policisë së Kosovës, gjegjësisht të Njësive Rajonale të Komunikacionit Rrugor (NJRKRR) dhe Njësisë për Kontroll të Autostradave (NJKA), do të udhëtojnë për në Republikën e Shqipërisë, sot, më 01.07.2021. Konferenca për media do të mbahet në ora 10:00, në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë. Pastaj, së bashku me autoritetet e Policisë së Shtetit Shqiptar zyrtarët policor do të vazhdojnë për në Republikën e Shqipërisë, për detyrën konkrete sipas memorandumit për bashkëpunim. Ftohen të gjitha mediat e interesuara të marrin pjesë në këtë aktivitet, ku do të kenë mundësin të marrin pamje.

Comments