Vazhdon fushata: Kjo është agjenda e partive politike për sot
Sot vazhdon fushata parazgjedhore në Kosovë.
LDK-ja do ta fillojë ditën me një konferencë për media. Më vonë, kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, do ta vizitojë Fushë Kosovën, Obiliqin dhe fshatin Mramor.
Kryeministri Kurti do të mbajë tubim në Suharekë, kurse koalicioni AAK-Nisma në Istog.
Ende nuk ka një agjendë zyrtare të PDK-së.
Agjenda:
11:00
Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për media, (Selia Qendrore e LDK-së)
18:00
Koalicioni AAK – NISMA – KONSERVATORËT – FORUMI INTELEKTUAL E30 – IDEAL mban tubim zgjedhor në Istog, (Shtëpia e Kulturës “Adem Jashari”)
18:00
Agjenda e kandidatit për kryeministër të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti:
18:00 – Tubimi i radhës i fushatës në Therandë (Salla e Sporteve)
18:30-21:00
Agjenda e kandidatit të LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku:
18:30, Takim me Klubin e Volejbollit të Femrave të Fushë Kosovës, (Salla e sportit e shkollës “British School”)
19:00, Tubim elektoral në Fushë Kosovë, (Palestra e sportit të shkollës fillore “Mihal Grameno”)
20:00, Takim me qytetarë të Obiliqit, (Shkolla fillore “Dr. Ibrahim Rugova”)
21:00, Takim me banorë të Mramorit, (Shkolla fillore “Avni Rrustemi”)