Vdekja e 26-vjeçares në Prishtinë, arrestohet një burrë

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë, i cili dyshohet për rastin e djeshëm kur një femër 26-vjecare ka rënë nga kati i 7 i një ndërtese në Prishtinë.
Në raportin 24 orësh, policia ka treguar disa detaje për këtë rast.

Sipas policisë, me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
“Raportohet se viktima femër kosovare ka rënë nga kati i shtatë i ndërtesës. Një person mashkull kosovar është arrestuar në cilësinë e të dyshuarit. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, është thënë në raport.