Vdes 25-vjeçari që u lëndua nga shpërthimi i fishekzjarreve në Prizren

73

Ka vdekur 25-vjeçari i cili mbeti i lënduar nga shpërthimet e fishekzjarrëve në Prizren më 31 dhjetor të vitit 2024.

Tashmë i ndjeri kishte mbetur i lënduar rëndë pasi një pikë shitjeje e mjeteve piroteknike në Prizren ishte përfshirë nga një shpërthim i fuqishëm. Ai punonte aty si shitës

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili tha se për vdekjen e viktimës, policia është njoftuar nga familjarët.

“Sot me datë 20.01.2025, rreth orës 11:00 Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, nga një i afërm i familjes ështe informuar se viktima e rastit “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” të ndodhur në Prizren me datë 31.12.2024 (shpërthimi i fishekzjarreve), si pasojë e lëndimeve të marra sot ka vdekur. Viktima Abdurrahman Memaj (d.l.13.08.1999), për shkak të plagëve të rënda ishte transferuar në Turqi për shërim”, ka thënë Bytyqi për Paparacin.

Memaj që një kohë po trajtohej në Turqi mirëpo nuk ka arritur t’iu mbijetojë plagëve të rënda.

Comments