Vdes 27 vjeçarja nga Komuna e Shtimës, dyshohet se konsumoi produkt për pastrimin e toaleteve

305

Një 27 vjeçare nga Komuna e Shtimes, por me vendbanim në Francë ka vdekur në orët e para të mëngjesit pasi e njëjta dyshohet se konsumoi substancë korzive-asid për pastrimin e toaleteve.

Për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, rreth orës 00:20 e njëjta ishte dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, por që nuk ka arritur t’u bëjë ballë dëmeve shëndetësore si pasojë e acidit për pastrim.

Vdekja e 27 vjeçares është konfirmuar rreth orës 03:40.

“Në mesnatë kemi pranuar një informatë se në emergjencën e Spitalit Regjional në Gjilan, nga ndihma e shpejt ishte sjell një person i gjinisë femërore, e lindur në vitin 1994, nga komuna e Shtimes, me vendbanim ne shtetin e Francës, e cila dyshohet se ka konsumuar substancë korozive-acid për pastrimin e banjove. Njësiti patrullues iu ka përgjigjur thirrjes ku kanë kontaktuar me mjeket kujdestar në Emergjencë”, thuhet në raportin e policisë të siguruar nga lajmi.net.

Prokurori kujdestar ka urdhëruar që viktima të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./Lajmi.net/

Comments