Vdes në moshën 100 vjeçare ish -Presidenti i SHBA Jimmy Carter
Ka vdekur në moshën 100-vjeçare Jimmy Carter, presidenti i 39 i Sheteve të Bashkuara të Amerikës, që udhëhoqi SHBA-të në vitet 1977-1981.
Ish-presidenti Jimmy Carter, një fermer në plantacionet e kikirikut në Gjorgjia, i cili u zotua të rivendosë moralin dhe të vërtetën në politikë pas një epoke skandali në Shtëpinë e Bardhë dhe që ridefinoi shërbimin post-presidencial, vdiq të dielën në moshën 100-vjeçare.
Për vdekjen e tij kanë raportuar mediat amerikane, teksa CNN njofton se ai vdiq i rrethuar nga familja e tij.
Carter, një demokrat, shërbeu një mandat të vetëm nga viti 1977 deri në 1981, duke dështur për t’u rizgjedhur përballë Ronald Reganit.
“Pavarësisht arritjeve të tij të dukshme si paqebërës, presidenca e Carter mbahet mend kryesisht si një mandat i papërmbushur i tronditur nga goditjet ndaj ekonomisë së Amerikës dhe pozicionit të saj në botë. Sidoqoftë, trashëgimia e tij më e qëndrueshme mund të jetë ajo e një burrështetasi i të respektuar që ka udhëtuar shumë dhe e një pionieri të të drejtave të njeriut gjatë një “pensioni” të palodhur 43-vjeçar”, e ka përshkruar atë CNN. /Gazeta Express