Vdes personi që u aksidentua në autostradën “Ibrahim Rugova”

141

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në autostradën “Ibrahim Rugova”, drejtimi Suharekë-Duhël (km 39).
Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion, ku pasojë e aksidentit një person ka kërkuar ndihmë mjekësore.

Derisa tashmë për Lajmi.net, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës Bajram Krasniqi ka thënë se ekipi mjekësor ka konstatuar se një person i përfshirë në aksident është pa shenja jete.

“Lidhur me informatën e parë për aksidentin në autostradë, tashmë nga njësia policore është pranuar informata se, ekipi mjekësor ka konstatuar se një person i përfshirë në aksident është pa shenja jete. Trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, ka thënë Krasniqi. /Lajmi.net/

Comments