Vedat Muriqi: Shpresojmë që ta mbyllim me fitore sezonin në UEFA Nations League

62

Kombëtarja e Kosovës nesër luan ndeshjen e fundit të kompeticionit, UEFA Nations League ndaj Lituanisë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Sulmuesi “Dardan”, Vedat Muriqi u paraqit në konferencë për media një ditë para ndeshjes dhe tha se skuadra është e gatshme për të shënuar një fitore nesër, shkruan Indeksonline

“Jemi krenarë pasi kemi marrë vendimin e duhur. Duhet të fokusohemi te ndeshja e radhës dhe shpresojmë ta mbyllim këtë cikël të Ligës së Kombeve me fitore”, ka thënë Vedat Muriqi

Kujtojmë që Kosova është në pritje të një vendimi të UEFA-s për ngjarjen e fundit në Rumani./Indeksonline/

Comments