Krybashkiaku, Erjon Veliaj ka pritur 4 kryebashkiakët shqiptarë të rajonit, atë të Prishtinës, Tetovës, Ulqinit dhe Preshevës  për të zhvilluar projekte të përbashkëta mes tyre.

Konferenca e Unionit të Bashkive Shqiptare të Rajonit do të zgjasë 2 ditë ndërsa në përfundim të saj pritet nënshkrimi i një marrëveshjeje bashkëpunimi midis 5 bashkive.

Veliaj tha se takimi nuk ka qëllime nacionaliste, por përfitimi të ndërsjelltë midis shqiptarëve në disa nga qëndrat më të mëdha në rajon.

Temat janë urbanistika, tema e dytë dytë janë çështjet e mjedisit, tema tjetër me kulturën, e katërta me inovacionin, teknologjinë dhe e fundit format e reja të financimit”, u shpreh Veliaj.