Vëllai ia merr jetën vëllait në Prishtinë, e theri disa herë me thikë

243

Një ngjarje tragjike ndodhi sot jo fort larg qendrës në Prishtinë, ku u shënua një incident i rëndë që përfundoi me fatalitet. Për motive akoma të panjohura, një person dyshohet se u ther për vdekje me thikë, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas informacioneve të para që ka siguruar Sinjali thuhet se viktima nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur shumë afër qendrës në kryeqytet dhe dyshohet se vëllai e ka therur vëllain e tij disa herë me thikë.

Sinjali do t’iu mbajë të informuar për çdo risi nga ky rast i rëndë.

/GazetaSinjali/

Comments