Vëllazërimi nga Sllatina ndahet në barazim me Napredokun, sërish dëmtohet nga gjyqtarët

173

Vëllazërimi nga Sllatina është ndarë me barazim me Napredokun e Kërçovës në një ndeshje rikthimi informon Tetovasot. Një pjesë e parë për tu harruar por e dyta me një tjetër intensitet që solli barazimin nga disavantazhi prej dy golash.

Vëllazërimi sërish ishte skuadra e dëmtuar për shkak të një penalltie të pastër që vetëm gjyqtarët nuk e panë.

Kjo nuk është hera e parë që skuadra dëmtohet në këtë mënyrë.

Treneri Sejdi Idrizi tha se loja kishte dy anët e saj.Pjesa e parë që u takoi skuadrës së Napredokut që na ndëshkuan dy herë dhe më pas ishte dominimi i Vëllazërimit që riktheu gjithçka.

Ai tha se në përgjithësi skuadra po bën një kampionat të mirë përkundër dëmtimeve të disa lojtarëve në ndërkohë që ekipi pritet të kap akoma më shumë ritmin në ndeshjet e ardhshme.

Golat për skuadrën bardhë e kaltër të Vëllazërimit i shënuan Almir Aliji dhe Argjend Limani.TS

Comments