“Vendimi i sotëm i Qeverisë, blerjes e votës”, thotë Olluri i LDK-së

77

Kandidati i LDK-së për deputet, Ardian Olluri, ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë që fëmijët dhe pensionistët të marrin nga 100 euro për fundvit.

Olluri, përmes një postimi në facebook është shprehur se vendimi i Qeverisë për të ndarë shtesa për fëmijët dhe pensionistët në prag të zgjedhjeve tregon qartë se si e koncepton kjo qeveri qytetarin dhe familjen kosovare.

Sipas tij, kjo qeveri synon të mbajë familjen kosovare në varfëri dhe pa perspektivë.

“Vendimi i Qeverisë për të ndarë shtesa për fëmijët dhe pensionistët në prag të zgjedhjeve tregon qartë se si e koncepton kjo qeveri qytetarin dhe familjen kosovare.

E paaftë për të zhvilluar politika afatgjata dhe armiqësore ndaj bizneseve vendore, kjo qeveri synon të mbajë familjen kosovare në varfëri dhe pa perspektivë.

Duke i parë qytetarët si të manipulueshëm, ajo përdor jo vetëm propagandën boshe dhe populiste, por edhe politika të tilla të dyshimta, me qëllimin e vetëm për të blerë votën”, ka shkruar Olluri./Indeksonline/

Comments