Vendosën banerin e Halil Thaçit aty ku s’duhej, PZAP dënon me 4 mijë e 500 euro Vetëvendosjen

117

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e ka pranuar si të bazuar një ankesë të degës së LDK-së në Obiliq, kundër kandidatit të VV-së për deputet, Halil Thaçit.

LDK ishte ankuar se VV kishte vendosur posterin-banerin e Thaçit në një ndërtesë kolektive në Obiliq, pronë e komunës, pa leje nga pronari.

VV-ja është përgjigjur duke theksuar se posteri është vendosur në hapësirë private.

Megjithatë PZAP i ka dhënë të drejtë LDK-së, duke konstatuar se VV ka shkelur Ligjin për Zgjedhjet dhe kështu e ka dënuar këtë subjekt politik me 4 mijë e 500 euro.

Comments