Vendoset linjë e re fluturimi nga Shkupi në Paris me kompaninë ajrore EasyJet

64

Maqedonia është një destinacion popullor për Holandezët. Lajmi më i fundit është se kompania ajrore EasyJet ka paraqitur dokumentet për një linjë fluturimi nga Shkupi në Paris, në aeroportin “Orly”, i cili është më i afërt me qendrën e Parisit, njoftoi zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikoloski.

Ai theksoi se në periudhën e ardhshme pritet të konfirmohen edhe 3-4 destinacione të tjera nga aeroportet maqedonase. Duke folur për gjendjen në të cilën e gjeti ministria në lidhje me aeroportet, ai theksoi:

“Në kushte kur aeroporti i Prishtinës po e zëvendëson Shkupin, dhe Ohri do të ketë konkurrencë serioze nga aeroporti në Vlorë që po ndërtohet aktualisht, si dhe nga aeroportet më të vogla greke në pjesën veriore të Greqisë, kuptova se duhet të bëjmë një ndryshim të thellë. Ky ndryshim e bëmë me politikën e subvencioneve për fluturimet, ku fillimisht subvencionet do të shkojnë për pasagjerët që vijnë në Maqedoni, dhe jo për ata që largohen nga shteti, siç ka vepruar qeveria e mëparshme. Gjithashtu, subvencionet janë rritur ndjeshëm, dhe për aeroportin e Ohrit janë më të larta se për atë të Shkupit, me qëllim tërheqjen e turistëve. Kjo ka dhënë rezultatet e para dhe tashmë kemi 8 linja të reja. Nga Shkupi do të fluturohet në Dubai, Barcelona, Lyon dhe Stuttgart, ndërsa nga Ohri janë konfirmuar destinacione si Bazel dhe aeroporti kryesor në Stamboll”, theksoi Nikoloski, i cili shtoi se lidhja me këtë aeroport në Stamboll ka sjellë edhe rezervime biletash nga Sidnei, Uashington, Toronto dhe metropole të tjera botërore për në Ohër.

Comments