Veriu i trazuar, përveç 700 ushtarëve, NATO vendos në gatishmëri të lartë edhe një batalion rezervë

1,254

Situata e krijuar në veri të Republikës së Kosovës dhe rreziku për eskalim më të madh të situatës ka bërë që NATO të sjell në Kosovë 700 trupa shtesë, shkruan Gazeta Express.

Megjithatë Aleanca Veri-Atlantike ka vendosur në gatishmëri të lartë edhe një batalion tjetër rezervë nëse do të jetë e nevojshme.

Këtë e ka konfirmuar Admirali i NATO-s, Stuart B Munsch gjatë një takimi me komandantin e KFOR-it në Kosovë.

Munsch ka zbarkuar sot në Kosovë dhe është takuar gjithashtu edhe me ambasadorët e QUINT-it për të diskutuar de-eskalimin dhe kthimin në normalitet.

“Diskutimet e tyre përfshinin dislokimin e 700 trupave shtesë nga batalioni rezervë i thirrur në Kosovë nga NATO për të normalizuar situatën dhe për të garantuar sigurinë, si dhe dislokimin e mundshëm të një batalioni tjetër rezervë që është vendosur në gatishmëri të lartë në rast se nevojiten trupa shtesë”, thuhet në njoftimin e NATO-s.

Comments