Vërshimet në Hasanbeg/ “Deponia e egër”“në oborrin e familejs Imeri (VIDEO)
Të gjithë iu gëzonin pastrimit që i bëhej shtëpive nga vërshimet e 6 gushtit në Hasanbeg. Por mbeturinat po del se janë hedh vend e pa vend. Një problem i tillë i është paraqitur familjes Imeri, të cilës pas vërshimeve, mbeturinat i mbetën në oborr. Kryefamiljari Abedin Imeri thekson se gjithçka përreth është pastruar përpos oborrit të tij. Druan se ndonjë anëtar i familjet do të sëmurët nga kjo deponi.
“Këto mbeturinat nuk na i kanë hequr prej oborrit të shtëpisë. Këto mbeturina i kanë hequr nga kanali dhe i kanë lënë këtu. Kemi kërkuar ndihmë edhe te Komuna e Gazibabës nuk kanë organizuar asgjë siç e shihni edhe ju gjithçka përreth është pastruar vetëm kjo këtu ka mbetur”, thotë ai.
Zonja e shtëpisë vuan tash e një kohë nga një sëmundje kronike. Por, hallin më të madh e ka për shëndetin e fëmijëve.
“Ne kërkojmë ndihmë me ardhur me na ndihmua sepse unë jam e sëmur nga astma dhe kjo deponi shumë po më pengon këtu! Unë afër 10 ditë jam duke marr injeksione”, u shpreh ajo.
Kryefamiljari druan se në këto gërmadha mund të ketë edhe kafshë të ngordhura sepse sipas tij po kundërmon një erë e rëndë. Ai tregoi se nga dita e vërshimeve, vetëm kanali është pastruar me makineritë e rënda. Por, prurjet e ujit kanë sjell gjithçka në oborret e lagjes, dhe askush nuk u ndihmoi në pastrim. Ndihmë kanë kërkuar edhe nga komuna e tyre, por shtabi i krizës kishte shpërndarë logjistikën gjetiu./tv21