Vetëm dy muaj pasi autoritetet i lejuan të vozitin, filmohet femra e parë në Arabinë Saudite duke vjedhur një veturë (Video)
Një grua në Arabinë Saudite është bërë e dyshuara e parë (femër) që është filmuar nga kamerat e sigurisë duke vjedhur një veturë – ky veprim vjen dy muaj pasi autoritetet e këtij vendi lejuan femrat të vozitin.
Në videon e filmuar në Al Dammam, shfaq një grua e cila hapë derën e veturës së kuqe në të cilën më pas futet, dhe largohet pa ndonjë problem, transmeton Telegrafi.
Kjo vjedhje ka ndodhur pas dy muajve kur mbretëria e vendit vendosi t’i lejon femrat të vozitin, pasi kishte mbetur vendi i vetëm në botë që ua ndalonte vozitjen femrave.
Sipas Stepfeed, këto pamje kanë ndarë opinionin në Arabinë Saudite, ku disa dyshojnë për autenticitetin e videos, derisa disa tjerë e akuzojnë për vjedhjen e veturës. Por, disa janë të bindur se mund të ketë qenë vetëm një shaka e përgatitur. /Telegrafi/