Veterani i UÇK-së, Sejdi Godanci ka kritikuar kryeministin Haradinaj pas fjalimit të tij të mbrëmshëm rreth dorëheqjes së prokurorit, Elez Blakaj.
Godanci përmes një postimi në facebook ka shkruar se fjalori i Haradinajt tregon nivelin e shoqërisë në të cilën jemi dke jetuar.
Ai madje u ka bërë thirrje rinisë kosovarë të largohen sa më parë nga Kosova.
Më poshtë gjeni postimin e plotë:
“Të nderuar miq, mbrëmë e dëgjova më shumë kujdes intervisten e kryeministrit të vendit.
Përdorimi i atij fjalori tregon intelektualitetin e kryeministrit.
Kjo tregon edhe nivelin e shoqërisë që jemi duke jetuar.
Unë personalisht e përkrahu prokurorin dhe e arsyetoj ikjen e tij nga vendi.
Çdo prokuror,gjykatës më mendje të shendoshë kur e dëgjon kryeministrin e vendit të tij duke përdorur atë gjuhë ndaj tyre duhet të iki nga vendi.
T’i thuash një prokurori hajn i pulave,pishpirik, e pse?
Sepse e zbulon të vërtetën rreth matrapazllakut të listave të veteranëve.
kjo nuk don koment.
Andaj edhe unë bëjë thirrje edhe pse më zemër të thyer,ju të rinjë që mundeni ta gjeni veten në vende tjera të Europës largohuni sa nuk është vonë.
Nuk është më patriotizem të jetosh në vendin tuaj,patriotizem është aty ku mund të jetosh dinjitetshem,aty ku mund ta gjesh mirqenien për familjen,aty ku fëmijët kanë perspektivë.”